Connect with us

Sport

Musacchio duhet t’i nënshtrohet operimit

Publikuar

Lajmet e këqija nuk kanë të ndalur për Milan, pas të rejave shëndetësore nga qendërmbrojtësi Mateo Musacchio.

29 vjeçari do t’i nënshtrohet një operimi, pasi ka dëmtuar kyçin e këmbës, transmeton lajmi.net.

Lojtari ka regjistruar 18 parqitje në Serie A këtë sezon. Ai ka pasur probleme me kyçin qysh nga janari.

“AC Milan njofton se Mateo Musacchio do t’i nënshtrohet një operimi në kyçin e majtë. Operimi do të bëhet nga profesor Ramon Cugat, në Barcelonë, gjatë javës tjetër”, thuhet në njoftimin e Milan.

Musacchio nuk ka qenë në pozitën e startuesit, megjithatë, mungesa e tij është e rrezikshme për Milan, pasi minimizon mundësitë për rotacion në mbrojtje. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK