Connect with us

Kosovë

MSh demanton lajmin se janë edhe dy viktima me koronavirus në Kosovë

Publikuar

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti në një bisedë telefonike për Ekonomia Online e ka mohuar lajmin se kanë vdekur 2 persona nga Coronavirusi në Kosovë.

Ai ka thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe është gabim i medieve. Për një gjë të tillë ka raportuar portali Koha, e që më pas e fshinë lajmin duke i vënë datën 1 janar 1970, për të cilën raportoi Periskopi. 

Për fat të keq, lajmi u botua edhe nga të tjera media – përfshirë portalin e transmetuesit publik, RTK-së.

Megjithatë, së fundi u konfirmua një e vdekur me Covid-19 e cila siç raportoi IKShP kishte ndërruar jetë në orën 3:45 të mëngjesit të sotëm.

NA NDIQ NË FACEBOOK