Kosovë
MPJD nuk ka asnjë rast të ri me COVID-19, rezultatet e sotme dolën negative

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), një numër i stafit të ministrisë dhe kabinetit, janë testuar për Covid-19 nga ekipet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Sipas njoftimit të MPJD-së, testimet janë bërë për shkak se një punonjëse e MPJD-së, ditë më parë u konfirmua me këtë virus, të marrë nga një familjar i saj.
“Për fat të mirë, të gjitha testimet e sotme kanë rezultuar negative. Në të njëjtën kohë, që nga momentet e para të dyshimeve e deri më sot me rezultatet negative, MPJD ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme parandaluese, sipas udhëzimeve nga institucionet tona. Këto masa do të vazhdojnë të aplikohen deri në tejkalimin e situatës. Për këtë motiv, për ta mbrojtur shëndetin publik, sot dhe nesër të gjitha takimet fizike të parapara i kemi anuluar”.
“Nga e mërkura do vazhdojmë me takime virtuale deri në relaksimin e masave, konform rekomandimeve të IKSHPK-së”, thuhet në njoftim.





















