Sport
Moto GP rinis muajin tjetër – Spanja pista e parë

Gara interesante të shpejtësisë do të kemi mundësi të shohim duke filluar nga muaji tjetër, kur edhe do të fillojë sezoni i Moto GP.
Gjithçka do të rifillojë në Spanjë, me kalendarin e konfirmuar tashmë për 13 gara, transmeton lajmi.net.
Marc Marquez do të synojë titullin e pestë radhazi të kampionit të botës, pas një pauze të gjatë që erdhi si pasojë e pandemisë Covid-19.
Tri nga 13 garat mund të zhvillohen jashtë Evropës, por kjo akoma nuk është konfirmuar. Sezoni rifillon më 19 korrik. /Lajmi.net/






















