Connect with us

Sport

Mos vazhdimi i kontratës – Cavani nuk pranon të ndihmojë PSG-në në Ligën e Kampionëve

Publikuar

Përfundimi i Ligue 1 shkaku i COVID-19 tregoi se ishte një vendim i nxituar në Francë, me PSG-në që tani i duhet të përgatitet vetëm për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Sipas RMC Sport në Francë, Cavani dhe Meunier kanë njoftuar PSG-në se nuk do të zgjasin kontratat e tyre përtej 30 qershorit, kështu që do të largohen si agjentë të lirë pa luajtur në Ligën e Kampionëve.

Layvin Kurzawa dhe Choupo-Moting janë në situatë të njëjtë, por ata duket se janë të gatshëm të qëndrojnë deri në fund të gushtit.

Meunier pritet t’i bashkohet Dortmundit, ndërsa Cavani ka qenë i lidhur me skuadra si Inter, Napoli dhe Atletico Madrid./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK