Sport
Moment i frikshëm në Shqipëri, lojtari bie pa ndjenja në fushë

Në minutën e 18-të ka patur disa momente paniku. Futbollisti i Bylisit, Andi Hadroj, u përplas me kokë me Markun e Vllaznisë dhe bie në tokë pa ndjenja.
Menjëherë i është dhënë ndihma e shpejtë nga stafet mjekësore të të dy skuadrave dhe ambulanca, teksa pas disa çastesh Hadroj është përmendur.
Ndeshja më pas ka vijuar normalisht, ku pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1.






















