Sport
MLS: Skuadrat marrin dritën e gjelbër për të rifilluar stërvitjet

Skuadrat e kampionatit elitar të futbollit në ShBA kanë marrë sot dritën e gjelbër për t’u kthyer në seancat stërvitore, transmeton lajmi.net.
Lojtarët lejohet të kthehen në stërvitje vetëm pasi të rezultojnë 2 herë negativ në testet për Covid-19.
Liga amerikane është e suspenduar qysh nga 12 marsi, për shkak të pandemisë Covid-19.
Sot janë bërë hapa të mëdhenj drejt rikthimit në fushat e blerta, me lejen për seanca stërvitore. /Lajmi.net/




















