Connect with us

Kosovë

Mjeku Pipero: Mos i dëgjoni politikanët, më dëgjoni mua ose ndryshe Europa do të na mbyllë

Publikuar

më

Mjeku Pëllumb Pipero në një postim në Facebook u kërkon qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID, distancimin dhe mbajtjen e maskës.

Referuar Malit të Zi që mbylli kufijtë, ai thotë se është trishtuese.

 

 

Në apelin e tij për qytetarët, mjeku u kërkon mos të harrrojnë se virusi nuk ka ikur ndryshe ‘do na ktheni shumë mbrapa në kohë, edhe pse të hapur brenda nesh, do jemi të mbyllur për Europën! Ju lutem më dëgjoni mua! Mos dëgjoni politikanet sot! Dëgjoni specialistet” thotë ai.

Numri i të infektuarve në tre javët e fundit ka pasur një rritje shumë të madhe për shkak të mos zbatimit të masave në biznese dhe nga qytetarët.

Postimi i plotë i Pëllumb Piperos

Nuk dua t’ju zgjoj,

por zgjohuni me nje mesazh nga une/dhe ne, të pa gjumit!

Eshte trishtuese te degjosh se Shqiperise i mbyllen kufijte, eshte edhe më trishtuese te degjosh se sot,disa muaj mbas fillimit te epidemise, ne spitalin Covid 1, shtrohen mbi 20 te semure, shume më shume se sa u shtruan ne nje dite, ne fillim te kesaj epidemie ne vendin tone.

Dhe pse valle?!

Mos virusi u zhduk! Mos valle pandemia mbaroi! Mos valle virusi nuk qarkullon më mes nesh dhe me ne cdo dite, orë e minute!

Mos vallë shkenca zbuloi nje vaksine?!

Mos valle ne mjeket kemi ne dore nje medikament kunder ketij virusi ende vrases?

JO

Virusi eshte ende midis nesh!

Ne ende nuk kemi nje vaksine!

Ne ende nuk kemi nje ilac ndaj tij!

Po si dhe me cfar mund ta luftojme?!

Vetem me nje arme!

Me distance dhe me Maske!

Ndaj sot, ne fillim te kesaj dite te re, po ju lutem:

Ruani distancen dhe mbani masken!

Ndryshe do na ktheni shume mbrapa ne kohe, edhe pse te hapur brenda nesh, do jemi te mbyllur per Europen!

Ju lutem me degjoni SOT

Neser eshte shume von!

Qeveria nuk ka asgje ne dore!

Gjithcka eshte ne duart tona!

Ju lutem me degjoni mua! Mos degjoni politikanet sot! Degjoni specialistet!

Maska dhe distanca!

Vetem kaq mjafton!

Kaq pak, per te perfituar me shume liri ne pandemi, me shume ekonomi ne pandemi, me shume argetim ne pandemi, dhe aspak izolim me botën qe po hapet cdo dite!

Na i hiqni kufite, duke i vene kufi virusit, thjesht dhe vetem me nje maske dhe distance!

Lajme60 minutes ago

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve

Maqedoni2 hours ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri2 hours ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme3 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni5 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri5 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme6 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni7 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë7 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni7 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme7 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport7 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

NA NDIQ NË FACEBOOK