Lajme
Miratohen kushtet për Shqipërinë, kalojnë në Parlamentin Evropian amendamentet

Parlamenti Evropian miratoi te enjten, amendamentin me 15 kushte për qeverinë në Shqipëri para nisjes së negociatave.
Grupi Socialdemokrat formalisht nuk u shpreh pro amendimit me shpjegimin se nuk duhej zbehur jehona festive e samitit të Zagrebit. Por shumë eurodeputetë socialdemokratë të prirë nga danezët dhe finlandezët votuan pro PPE. Një pjesë e nxitur nga eurodeputetët rumunë votuan kundra.
Gjatë javës së shkuar shumë eurodeputetë, por edhe diplomatë europianë apeluan publikisht për domosdoshmërinë e përmbushjes së 15 kushteve sepse ndryshe nuk fillojnë negociatat. Opozita e quajti të papërgjegjshëm mohimin e 15 kushteve nga Rama; sipas saj kjo retorikë është pengesë kryesore për integrimin europian të vendit mbas përkeqësimit të treguesve të demokracisë e shtetit ligjor. Restaurimi i normalitetit demokratike vjen duke plotësuar 15 kushtet, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.




















