Kosovë
Ministri Mustafa diskuton për sfidat e sektorit të qumështit – Lajmi.net

16:48 | 2 Qershor 2020

16:48 | 2 Qershor 2020
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit dhe Rrjetit të Shitësve me Pakicë, me të cilët ka diskutuar për sektorin e qumështit pas situatës së krijuar me COVID-19.
Gjatë takimit, ministri Mustafa ka diskutuar për sfidat e sektorit të qumështit, si dhe për mundësitë e përbashkëta për të përkrahur sektorin që të dalë nga gjendja pas pandemisë.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit dhe Rrjetit të Shitësve me Pakicë e falënderuan ministrin Mustafa për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe përkrahje. /Lajmi.net/




















