Kosovë
Milloshevë: Vazhdojnë kërkimet për fëmijën e dytë në gropën me ujë

Kërkimet për gjetjen e fëmijës së dytë që dyshohet se ka rënë në një gropë me ujë në fshatin Milloshevë të Obiliqit janë duke vazhduar.
Sot rreth orës 15:00, ka konfirmuar policia se në të njëjtin vend ka humbur jetën një fëmijë i moshës 10-12 vjeç dhe që tjetri është zhdukur, njofton Klan Kosova.
Klan Kosova ka kuptuar se fëmijët nuk janë të një familje.
Aty bashkë me Ambulancën ndodhet Policia e Kosovës me ekipin e Forenzikës.
Gropa në të cilën kanë rënë fëmijët thuhet se është përdorur për peshkim.




















