Sport
Milan triumfon ndaj Romës, ka shpresa për Evropën

Rossonerët ishin më të mirë gjatë gjithë pjesë lojës, megjithatë Roma u tregua e rrezikshme me disa raste, sidomos me Edin Dzeko.
Goli i avantazhit për vendasit u realizua nga Ante Rebic (76’), kurse për rezultatin përfundimtar shënoi Calhanoglu (88’) i cili konvertoi në gol penalltinë e fituar nga Theo Hernandez.
Roma mbetet në vendin e pestë me 48 pikë, kurse Milan ngjitet në vendin e shtatë me 42 pikë, aq sa ka Napoli një pozitë më lartë, pozitë që të dërgon në kualifikimet e Ligës së Evropës. /Lajmi.net/





















