Connect with us

Sport

Milan bën lëvizjet drejt Szoboszlai

Publikuar

‘Rosoneri’ do të synojnë të arrijnë marrëveshje me disa lojtarë gjatë kësaj merkatoje, përfshirë Szoboszlai.

Sipas ‘Sportmediaset’, Milan janë gati të paguajnë 25 milionë euro për kartonin e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Milan lidhen me Szoboszlai tash e një kohë të gjatë dhe lëvizja shihet më afër finalizimit se asnjëherë më parë.

Mesfushori aktivizohet me skuadrën e Salzburg, në krahun e majtë.

Milan duan të reduktojnë çmimin e tij, por do të jetë problematike të sigurohet transferimi i tij për më pak se 25 milionë euro.

Szoboszlai mbush 20 vite në tetor. Ai ka nëntë gola dhe 13 asistime në emrin e tij këtë sezon. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK