Connect with us

Sport

Messi me fjalë emocionuese para ndeshjes Mallorca – Barcelona

Publikuar

Kampionati spanjoll është rikthyer për fazën finale të sezonit, dhe Barcelona të shtunën udhëton drejt Mallorca.

Ylli të Barcelonës, Lionel Messit, rikthimi i futbollit i ka sjellë një gëzim të madh, ndaj edhe ka vendosur të ndajë disa fjalë me tifozët e këtij sporti.

“Të qenit larg nga loja më ka bërë të mendoj”, ka deklaruar Messi në një video të Adidas, përcjell lajmi.net.

“Ndihem si çdo lojtar tjetër. Unë thjesht dua të luaj. Dhe të luash lojën tonë është një dhuratë”.

“Të jesh në gjendje të frymëzosh të tjerët dhe të frymëzohesh. Dhe mbase dhurata më e madhe për të gjithë: Të krijosh gëzim për të tjetër”.

“Pra, tani loja është rikthyer, dhe unë jam përsëri gati për dhuratën e saj”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK