Sport
“Messi është lojtari më i mirë në histori të futbollit”

Në sens humori, ai tha se do të kritikohet në Madrid, por shtoi se largimi i Cristiano Ronaldos nuk pati asnjë ndikim në ligë, duke shtuar se La Liga duhet të jetë mbi lojtarët, por që në rastin e Lionel Messit, situata mund të jetë ndryshe.
“La Liga duhet të jetë mbi lojtarët, por në rastin e Messit ai është më i miri në historinë e futbollit dhe është më fat që e kemi”, ka deklaruar Tebas, përcjell lajmi.net.
Lionel Messi ka edhe një vit kontratën me Barcelonën, por ka një klauzolë që i mundëson largimin në fund të këtij sezoni.
Kjo situatë ka shqetësuar jo pak Barcelonën, që po punon për ta bindur në vazhdimin e kontratës sa më parë.
Dhe një largim i tij i mundshëm, tani ka shqetësuar edhe presidentin e La Ligas./Lajmi.net/






















