Connect with us

Kosovë

Memli Krasniqi: Vet Arben Vitia ma ka pranuar se nuk kemi teste për koronavirus

Publikuar

më

Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi tha se gjatë qeverisë Kurti ka pasë mungesë te testeve për koronavirus. Ndaj Krasniqit, ka reaguar deputeti i VV-së Hekuran Murati duke i quajtur deklaratat e Krasniqit shpifje.

Por deputeti i PDK-së tha se vet ish ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ia ka pranuar se ka mungesë të testeve të koronavirusit.

“Vet Arben Vitia më ka thënë s’kem teste. Ma ka dhanë një arsyetim banal, pritke me i ardh do teste prej Katarit, por e pranojke që s’ka pasë teste”, tha Krasniqi./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK