Connect with us

Kosovë

Megjithëse nuk u ruajt shëndeti publik, Kurti u mundua ta ruajë shëndetin personal (Foto)

Publikuar

Lëvizja Vetëvendosje sot e ka mbajtur një tubim në sheshin ‘Skënderbeu’ ku shihet një pjesëmarrje e konsiderueshme e qytetarëve. Megjithëse, sa ka qenë në pushtet, lideri i saj, z. Albin Kurti ka bërë thirrje që të respektohen rregullat për mospërhapjen e koronavirusit, bashkë me ish-ministrin Arben Vitia (VV), sot në këtë tubim nuk është respektuar fare distanca mes pjësëmarrësve.

Por, nga fotografitë e publikuara nga kjo parti në faqen e saj zyrtare në Facebook, shihet se në fakt, kryetari i saj, z.Kurti, është munduar që ta mbajë distancën (si një nga rregullat e para dhe kryesore në këtë kohë pandemie).

(Foto: Qytetarët pa distancë në tubimin e Vetëvendosjes) 

(Foto: Kurti dhe udhëheqja e Vetëvendosjes duke mbajtur distancë për vete) 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, sonte ka njoftuar për 58 raste të reja me koronavirus në Kosovë, një numër, për herë të dytë më i madhi, që prej kur është regjistruar rasti i parë në vend./Periskopi/

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK