Connect with us

Sport

Mediet në Shqipëri: FC Prishtina kërkon portierin Alban Hoxha

Publikuar

Procesi Sportiv raporton se skuadra e Partizanit ka larguar nga skuadra kapitenin Alban Hoxha, përcjell lajmi.net.

Raportohet se trajneri të dielën ka larguar nga formacioni portierin, i cili nuk pranoi qëndrimin në stol.

Thuhet se skuadra si Tirana, Kukësi dhe Prishtina janë të interesuar për Hoxhën.

“Prej disa ditësh kapiteni nuk stërvitet me skuadrën. Te dielën trajneri e hoqi nga formacioni por ai nuk pranoi dhe qëndrimin në stol. Kontrata e Alban Hoxhës ka përfunduar me klubin e kuq, debati me drejtorin Olsi Rama pas ndeshjes me Skënderbeun ka sjellë dhe një hezitim të tij për t’i ofruar një kontratë të re duke e lënë në pritje kapitenin e Partizanit” thuhet në raportimin e Procesit Sportiv.

“Kjo gjë ka sjellë ofertat e shumta për të duke qenë se Alban Hoxha është një lojtar i lirë nga marrëdhëniet kontraktuale me klubin kryeqytetas. Tirana, Kukësi dhe Prishtina janë interesuar për të”.

Hoxha ka qenë pjesë e Partizanit që nga viti 2013./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK