Lajme
Me studio gjigande, TV21 nis maratonën me debatet zgjedhore (FOTO)

Të njohur si arenë e debateve televizive, shtëpia mediatike TV21 në Maqedoni edhe kësaj rradhe do të mbuloj fushatën zgjedhore me organizimin e debateve politike mes bartëseve të listave për deputet nga të gjitha partitë si dhe kandidatëve për Kryeministër.
Me një studio gjigande, e dizajnuar në mënyrë të veçant për fushatën zgjedhore në të cilën ka hyrë vendi, TV21 nga e hëna me fillim nga ora 21:20 e deri të ejten, do të sjell për shikuesit debate mes pjesmarrësve në procesin zgjedhor.
Padyshim, shikuesit me padurim presin debatet nga kjo shtëpi mediatike duke pasur parasysh risit që kanë sjellur këta të fundit, nga organizimi i debateve të munguara në shoqëri e deri tek rekordet e shikueshmërisë duke lënë pas shumë televizione tjera konkurente që me dekada janë pjesë e tregut mediatik në Maqedoninë e Veriut./Zyrtare.net/


















