Connect with us

Sport

Më në fund del raporti, pse ndodhi aksidenti tragjik që la të vdekur Kobe Bryant?

Publikuar

Sipas raportit të fundit, thuhet se mos koordinimi i mirë i pilotit me kontrollorët e trafikut ka qenë shkaktari i aksidentit.

Moti me mjegull ia pamundësoi shikimin derisa piloti Ara Zobayan nuk u raportoi si duhet kontrollorëve.

Zobayan u tha kontrollorëve të trafikut ajror se helikopteri i tij ishte duke u ngjitur, kur në fakt po zbriste pak para se të përplasej në një kodër, jashtë komunitetit të Calabasas.

1700 faqet e raportit nuk ofrojnë një përfundim të asaj që shkaktoi përplasjen, por përpilojnë raporte faktike. Një raport përfundimtar për shkakun do të bëhet më vonë.

Rrëzimi i helikopterit vrau ikonën e LA Lakers, Kobe Bryant, vajzën e tij Gianna, Zobayan dhe gjashtë të tjerët në bord, të cilët po udhëtonin në një turne basketbolli. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK