Connect with us

Sport

Me Maradonën pushtoi Italinë, dhe sot është një i pastrehë që mezi mbijeton

Publikuar

Sot, 30 vjet më vonë, ish mesfushori i Napolit jeton në rrugë dhe mezi mbijeton, raporton Gazzetta dello Sport, që ka sjellë historinë e tij.

Ai u bë i pastrehë

Puzono fle në rrugë në Akera, një qytet i vogël 14 kilometra larg Napolit, dhe ai u bë një i pastrehë për shkak të një seri problemesh në të cilat u përfshi.

Përkatësisht, Puzono, u bë i varur nga droga dhe jeta e tij u rrëzua deri në atë pikë, sa u bë edhe i pastrehë, edhe pse ishte një fitues i Scudettos në Serie A.

Mbështetje nga klubi

Lajmi për gjendjen e tij ka arritur deri te futbollistët e Argjentinës, të cilët më pas kanë formuar një grup në WhatsApp, dhe regjistruan një video të shkurtër mbështetëse për Puzone, duke i uruar atij rikuperim.

Kryetari i Bashkisë së Akerës, Raffaele Lettieri, dha një deklaratë për Gazzettan, duke konfirmuar se po punohet për të sjellë në normalitet jetën e Puzono.

Puzono ishte një lojtar i Napolit në sezonin legjendar 1987, kur kjo skuadër fitoi Serie A me 42 pikë, tri më shumë se Juventus, që renditej në vendin e dytë./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK