Connect with us

Ndryshe

Me këmbën në allçi dhe paterica, Beti Njuma sfidon dhimbjet për të dhënë lajmet (VIDEO)

Publikuar

Gazetarja Beti Njuma është shfaqur sërish në ekranin e Ora News, pas disa ditësh shkëputje si pasojë e lëndimit të njërës këmbë.

Ajo ka arritur të sfidojë dhimbjet, duke dalë në ekran për të transmetuar edicionet informative. Në këtë video ajo futet në studio pa ndihmën e askujt për të rinisur një tjetër edicion.

Kujtojmë që disa ditë më parë në ngjitjet e saj të zakonshme në majat më të larta të maleve nëpër Shqipëri, Beti lëndoi këmbën. 6 javë në allçi dhe me paterica por kjo nuk e ka penguar që me shumë sakrificë, të vazhdojë të qëndrojë në krye të detyrës.

NA NDIQ NË FACEBOOK