Connect with us

Sport

“McGregor të luftojë për titull me fituesin e meçit Khabib-Gaethje”

Publikuar

McGregor ka shijuar një rikthim të mirë në UFC në janar, pas një mungese një vjeçare kur ishte mposhtur nga Khabib.

Në rikthimin e tij, McGregor mposhti brenda 40 sekondave Donald Cerrone.

Që atëherë, shumë luftëtarë kanë telefonuar irlandezin për një luftë, por asgjë ende nuk është vendosur.

“Unë mendoj se gjëja më e mirë për të, nuk po them se kjo do të ndodhë, por për mendimin tim, ai duhet të presë luftën Gaethje-Khabib dhe të luftojë pastaj me fituesin”, ka deklaruar Dana White, i cili është president i UFC, përcjell lajmi.net.

“Unë mendoj se kjo është lëvizja më e zgjuar për të. Por, ju e njihni atë, mbase ai dëshiron të luftoj para kësaj dhe nëse ai e bën, ne mund të kuptojmë diçka”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK