Connect with us

Sport

Mbeti 2 muaj e gjysëm me 10 euro në xhep në terminalin e aeroportit, futbollisti rrëfen tmerrin: Mendova se do të vdisja

Publikuar

U përshëndet me shokun e tij të skuadrës Faizal, por kaluan dy muaj dhe ky i fundit nuk dëgjoi më për shokun e tij pasi ai nuk kishte mbërritur ende në shtëpinë e tij.

Por sapo kishte mbërritur në aeroport Myler ishte njoftuar mbi pezullimin e udhëtimeve për shkak të pandemisë. “U zgjova nga një polic. Më kërkoi të largohesha nga aeroporti. Por nuk mund të kthehesha në Kerala sepse trenat ishin anuluar, nuk mund të shkoja në hotel sepse nuk kisha para. Mendonim se kishte vdekur ”, u shpreh Myler. Më pas ai u zhvendos drejt një zonë më të qetë në aeroport ku kaloi 2 muaj e gjysëm.

Ai tregon madje edhe që u bë shokë me punonjësit e aeroportit ku edhe shikuan filma bashkë. “Kur unë u telefonova familjareve të mi pas 20 ditësh, ata më thanë se kishin kujtuar se kisha vdekur,” shtoi Myler.

Ai tregon se kishte vetëm 1000 rupie (11 euro) në xhep. “Ishte gjithnjë dikush që më jepte pak bukë, një pije”. Futbollisti jetoi në parkun jashtë terminalit, deri kur për historinë e tij u interesua ministri i Maharashtra Aaditya Thackeray, e pastaj ambasada e Ganës, që i gjeti një hotel, në periferi. Tani, pas 73 ditësh Muller sheh dritë:

“Më kanë premtuar të më hipin në fluturimin e parë për në shtëpi. Por mendova se do vdisja. Nuk kam para për një suvenir ose dhuratë, por mendoj se kjo eksperiencë është suveniri më i madh. Dashtë Zoti, do të kthehem në Kerala”, ka treguar ai për Indian Express.

NA NDIQ NË FACEBOOK