Connect with us

Lajme

MAQEDONI/ Rritja e numrit është për shkak të testimeve, 15 familje përbëjnë 90 për qind e rasteve të reja

Publikuar

me

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencës për shtyp gjatë ditës së sotme tha se 90 për qind e rasteve të reja në 24 orët e fundit vijnë nga 15 familje. Klasterete janë nën kontroll sepse janë familje të pakta dhe me shume anëtare.

Sipas ministrit, kjo ka ardhur për shkak të lirimit të masave dhe se nuk janë respektuar masat.

“Klasteret po testohen të gjithë, vala e re do të qëndrojë shume shkurt”, tha Filipçe. Ndërkohë sipas ministrit po bëhen edhe shume testime. Ndërsa simptomat janë kryesisht të lehta, në 90 për qind të rasteve të reja.

Ministri Venko Filipçe tha se në bazë të infektimeve në ditët në vijim do të rishohim edhe për masat e reja.

Apeloi edhe një herë qytetarët që të respektojnë rregullat, siç janë maskat, distanca fizike dhe dezinfektimin i duarve.

Ministri dha lajme pozitive duke thënë se fuqia e virusit gjithnjë e më shumë po bie.

ZGJEDHJET PARLAMENTARE

MË TË LEXUARAT