Lajme
MAQEDONI/ Kontrolloni nëse jeni përfitues të kartelava që jep shteti

Në web faqen http://kupuvamdomasno.gov.mk/ që u promovua nga Qeveria qytetarët do të mund të shohin nëse janë shfrytëzues të kartelës pagesore prej 9000, 6000 dhe 3000 mijë denarëve për blerjen prodhimeve vendore, transmeton Zyrtare.net
Faqja që nga lansimi ka probleme, vështirë hapet por nga Qeveria kanë thënë se shumë shpejt do të jetë e qasshme nga të gjithë.
Qytetarët për të parë nëse janë në listën e shfrytëzuesve të kësaj mase vetëm duhet të shkruajnë numrin amë dhe ju shfaqet emri dhe të dhënat se a janë përfitues të kësaj ndihme dhe në cilën bankë duhet të tërheqin këto kartela.
Me kartelat qytetarët to do të mund të shërbehen deri më 15 gusht dhe me ato do të mund të blejnë vetëm produkte vendase./Zyrtare.net/















