Sport
Mancini i shqetësuar me Balotellin: Ai nuk po e shfrytëzon talentin e tij

Mancini ka thënë se sulmuesi italian duhet të kuptojë se po largon talentin e tij.
Balotelli me gjasë nuk do të vesh më fanellën e Brescias, pas problemeve që ka pasur me skuadrën nga Serie A.
“Unë kujdesem për të, pavarësisht ga të gjitha që ai bën”, ka deklaruar Mancini, përcjell lajmi.net.
“Unë e kam stërvitur atë kur ishte akoma vetëm një fëmijë, kam parë duke luajtur dhe ai ishte i jashtëzakonshëm çdo vit”.
“Shpresa ime është që ai do të bëjë diçka për të ndryshuar gjithë këtë, pasi është vetëm 30 vjeç dhe është në kulmin e pjekurisë së tij në futboll”.
“Shpresoj që një ditë të zgjohet dhe të kuptojë që ai ende po e largon talentin e tij. Mario është një djalë i jashtëzakonshëm, i këndshëm dhe i sjellshëm. Unë i kam treguar disa herë se ai po e prish talentin e tij, sepse potenciali i tij është i jashtëzakonshëm”./Lajmi.net/






















