Sport
Man Utd përforcohet me yllin e Bayern Munich

Sipas RMC, ‘Djajtë e Kuq’ kanë hapur bisedimet për transferimin e mesfushorit të Bayern Munich, Coretin Tolisso, përcjell lajmi.net.
Tolisso, nuk është pjesë e projektit të ri që ka nisur Bayern Munich, dhe Manchester United këtë situatë mund ta shfrytëzojë si avantazh në bisedime.
Raportohet se reprezentuesi francez mund t’i kushtojë Manchester United reth 35 milionë euro.
Së bashku me Paul Pogban dhe Bruno Fernandes, Tolisso do të krijonte një treshe emocionuese në mesfushën e skuadrës që drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer.
25 vjeçari Tolisso këtë sezon në Bundesligë është paraqitur në 13 ndeshje, duke shënuar edhe një gol./Lajmi.net/





















