Sport
Man Utd i vendos çmimin Pogbas, duket e pamundur blerja e tij

Nuk ka ditë që emri i Pogbas nuk është në media, dhe Juventus po shpreson në rikthimin e tij.
Drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratici tashmë po punon për transferimin e tij, ai është në kontakt të vazhdueshëm me Mino Raiolan, por është i vetëdijshëm se nuk do të jetë i lehtë transferimi i francezit.
Raportohet se Manchester United po kërkon 145 milionë euro për Pogban, një shumë që duket e pamundur që një skuadër të paguajë, përcjell lajmi.net.
Paul Pogba nuk ka pasur një sezon të mirë te Manchester United, duke u përballur me shumë lëndime, dhe çmimi i vendosur nga ‘Djajtë e Kuq’ është padyshim i lartë./Lajmi.net/






















