Connect with us

Sport

Man City tregohet i pamëshirshëm ndaj Burnley, spektakël golash në ‘Etihad’

Publikuar

Përveç pesë golave të shënuar, skuadra e Guardiola për asnjë moment nuk u rrezikua në pjesën e parë.

Phil Foden (22’) dhe dy golat e Riyad Mahrez (43’ 45+3’) çuan ekipin e tyre me avantazh prej tre gola në pjesën e parë.

Gjysma e dytë solli dy gola. Bernardo Silva (51’) dhe Foden (63’) me golin e tij të dytë këtë sfidë vulosi rezultatin përfundimtar 5:0.

Man City mbetet në vendin e dytë me 63 pikë, kurse Burnley në pozitën e 11 tubon 39 pikë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK