Connect with us

Sport

Man City rivalizon Chelsea për Chilwell

Publikuar

Mbrojtësi anglez, i cili mbulon krahun e majtë të mbrojtjes, ka tërhequr vëmendjen e skuadrave si Chelsea e Manchester City.

‘Telegraph’ raporton se përveç Chelsea, në garë për Chilwell janë edhe ‘Citizens’, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi ka qenë i lidhur tash e sa kohë me kalimin te ‘Blutë’, por kampionët në fuqi duket se nuk do të rrinë duarkryq.

E vetmja ndalesë për gjigantët e Premierligës mund të jetë çmimi i lartë që kërkohet nga skuadra e Leicester. Ata duan rreth 95 milionë funte për të liruar kartonin e lojtarit.

Mbetet të shihet kush do ta fitojë garën për mbrojtësin e krahut të majtë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK