Connect with us

Sport

Maldini me probleme shëndetësore

Publikuar

Ikona e skuadrës së Milan ka munguar në stërvitjet e Milan dje, si dhe në takimin me Ivan Gazidis.

Sipas medieve italiane, legjenda e skuadrës ka shkuar për trajtim në spital, për të hequr gurët në veshkë, transmeton lajmi.net.

Ai është ikona e dytë italiane që së fundmi po vuan nga ky problem, pasi javë më parë edhe Alessandro Del Piero vuante nga problemi i njëjtë.

Mbetet të shihet se kur Maldini do të kthehet në ambientet e skuadrës së AC Milan. /Lajmi.net/