Lajme
Makina del nga rruga në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi

Një person mbeti i plagosur në një aksident rrugor në superstradën Lezhë-Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së sotme pranë fshatit Balldre, ku një automjet ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili udhëtonte i vetëm.
Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.
(Foto ilustruese)
/Ora News.tv/





















