Sport
Madridi në garë për ta pritur finalen e Ligës së Kampionëve me tifozë

UEFA, e cila do të mblidhet më datë 17 qershor, për të caktuar edhe kalendarin sesi do të rifillojë Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës, do të bisedojë edhe një ide për t’i zhvilluar finalet e kompeticioneve më të rëndësishme për klube, me tifozë të pranishëm.
Ndërkohë, në garë për të pritur ndeshjet finale të Champions-it, lajmërohet se edhe Madridi është pjesë e listës, por jo në “Santiago Bernabeu”, i cili po rikonstruktohet.


















