Lajme
“Ma këpute zemrën sa shpejt ike”, mesazhi prekës i ortakut të Hekuran Billës në rrjetet sociale

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi mbrëmjen e djeshme Tiranën, ku u ekzekutua te Komuna e Parisit brenda në makinën tip BMW X6 40-vjeçari Hekuran Billa, ka reaguar ortaku i tij në biznes.
Elton Puci, bashkëpronar me Hekuran Billën në biznesin ku jepnin makina me qira, ka shkruar një mesazh prekës në rrjetin social facebook.
“Daja” Allahu të mëshiroftë dhe zoti të dhëntë xhenetin, t’u bëftë dhe i lehtë. Ma këpute zemrën sa shpejt ike”, shkruan Puci.
Kujtojmë se Hekuran Billa u vra mbrëmjen e djeshme pranë qendrës Tregtare “Kristal Centre”. Ai u qëllua në kokë dhe në trup me armë me silenciator duke gjetur menjëherë vdekjen, teksa ishte në lëvizje me makinë e tij.
Motivet e ekzekutimit të Billës janë ende të paqarta për hetuesit, por dyshimi kryesor mbetet hakmarrja. Kjo për shkak se 40-vjeçari, i njohur edhe me emrin, Herland Bilali në Angli, në vitin 2006 vrau me breshëri në një lokal Prel Markun ndërsa la të plagosur tre persona të tjerë, Petrit Brahon, Agron Gjonin dhe Musa Rrahmanin.
"Daja" allahu te meshiroft zoti te dhent xhehnnetin tu beft dhe i leht ma kepute zemren sa shpejt ike ???
Gepostet von Elton Puci am Donnerstag, 11. Juni 2020


















