Sport
Liverpool vihet pas dyshes së shkëlqyeshme të Wolves

Mediet në Angli bëjnë të ditur se Ruben Neves dhe Adama Traore, janë dëshirat e trajnerit të Liverpool, përcjell lajmi.net.
Liverpool janë në prag të suksesit në Premierligë, ku janë gjashtë pikë larg titullit të kampionit, dhe tani po mendojnë për sezonin e ri.
Një numër lojtarësh, përfshirë Xherdan Shaqirin, e kanë pothuajse të sigurt largimin.
Klopp është admirues i madh i punës së Nuno Espirito Santo po bën te Wolves, e në veçanti i lojtarëve Neves dhe Traore, për të cilët do të ishte i gatshëm të shpenzonte deri në 110 milionë funte./Lajmi.net/






















