Connect with us

Sport

Liverpool janë kampionët – vjen reagimi i Xherdan Shaqirit

Publikuar

Pas 30 viteve pritje për një titull kampioni, rastis që një lojtar me prejardhje nga Kosova të jetë pjesë e skuadrës që fitoi titullin e Premierligës për Liverpool.

Xherdan Shaqiri, ndonëse nuk kishte minuta të shumta, ishte pjesë e rëndësishme e disa rotacioneve në formacionin e Klopp.

Pas shpalljes kampion, lojtari me prejardhje nga Zhegra ka reaguar në rrjetin social ‘Twitter’.

“Kampionë” është mbishkrimi i Shaqirit, në foton e edituar me lojtarët e Liverpool tek festojnë titullin, përcjell lajmi.net.

Shaqiri thuhet se mund të largohet nga ‘Anfield’ gjatë verës, por kjo nuk do të harrohet asnjëherë nga ai. Tifozët do ta mbajnë mend si pjesë e skuadrës që solli titullin pas 30 vitesh pritje. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK