Connect with us

Sport

Liverpool e konfirmon: Clyne largohet në fund të muajit

Published

on

The Reds përmes një komunikate, kanë bërë të ditur se 29 vjeçari do të largohet nga ‘Anfield Road’, kur kontrata e tij të përmbushet në fund të këtij muaji.

“Liverpool mund të konfirmojë se Nathaniel Clyne do të largohet nga klubi në fund të këtij muaji, pas skadimit të kontratës së tij”, thuhet në njoftimin e Liverpoolit, përcjell lajmi.net.

“Koha e mbrojtësit me Reds do të përfundojë më 30 qershor, duke i dhënë fund një magjie pesë vjeçare në Anfield”.

Clyne ka bërë 103 paraqitje për Liverpool, që nga transferimi nga Southampton në korrik të vitit 2015./Lajmi.net/