Kosovë
Lirohet nga burgu një nga katër policët që u përfshi në vrasjen e George Floyde, pagoi 750 mijë dollarë

Një prej katër policëve të përfshirë në vrasjen e afro- amerikanit George Floyd më shumë se dy muaj më parë është liruar nga burgu.
Bëhet fjalë për Thomas Lane, i cili nuk ishte autor i vrasjes së George Floyd por nuk veproi për ta parandaluar kolegun e tij Derek Chauvin të mbyste më gjurin e tij afro- amerikanin.
Lane pagoi 750 mijë dollarë për tu liruar nga burgu i Hennepin.






















