Connect with us

Kosovë

Limaj e Lajçak pritet të takohen në këtë orë

Publikuar

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, pas takimeve që pati dje me liderët e shtetit sot do të takohet me shefat e partive në vend.

Derisa sot është takuar me kreun e LVV’së, Albin Kurtin dhe të parin e LDK’së, Isa Mustafën, ai gjatë ditës ka paraparë edhe disa takime tjera.

I njëjti sot do të takohet në ora 14:30 me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn.

Lajçak do të qëndrojë në Kosovë edhe nesër, derisa është paralajmëruar edhe një takim i tij me kryeministrin Avdullah Hoti.

NA NDIQ NË FACEBOOK