Connect with us

Sport

Lideri dhe kampioni luajnë baras në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Publikuar

Liderët e Superligës të mërkurën pasdite kanë pritur në Therandë skuadrën kampione të Kosovës, Feronikelin.

Ndeshja e cila u zhvillua pa tifozë, ka përfunduar 0-0.

Rastin më të mirë të ndeshjes e patën mysafirët e Feronikelit, kur Mendurim Hoti ishte afër golit, por topi nga vija e portës e largoi Besnik Krasniqi.

Se cila skuadër do të kalojë në finale, do ta mësojmë pas ndeshjes së kthimit, që luhet në Drenas./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK