Sport
LFP kundërshton mocionin për të vazhduar Ligue 1 me 22 skuadra

Ligue 1 është liga e vetmë nga top pesë ligat evropiane që anuluar sezonin aktual, duke ngjallur shumë pakënaqësi.
Skuadra që kanë rënë nga liga si Toulouse dhe Amiens, kanë nisur një mocion ku kërkohet vazhdimi i sezonit me 22 skuadra.
Megjithatë, mediet franceze bëjnë të ditur se LFP ka refuzuar këtë mocion, transmeton lajmi.net.
PSG është konfirmuar si kampion i Ligue 1, kurse Amiens dhe Toulouse kanë rënë në ligën e dytë.
Kundërshtimet ndaj LFP kanë hasur në vesh të shurdhër. /Lajmi.net/






















