Connect with us

Kosovë

Leeds humb ndeshjen e rëndësishme: Shqetësime të mëdha për ekipin e Bielsas

Publikuar

Leeds United e ka humbur një ndeshje vendimtare kundër Cardiff Cityt si mysafir duke i lënë vendin e parë kësisoj West Bromwich Albionit, edhe pse me pikë të barabarta.

Leeds që udhëhiqet nga Marcelo Bielsa humbi me 2-0 në Cardiff City Stadium, ku golat i shënuan Junior Holett dhe Robert Glatzel, përcjell Periskopi.

Megjithëse nuk kishte munges të mëdha, Leeds nuk ia doli që të luante mirë në këtë ndeshje.

Ekipi i Bielsas me këtë humbje ndjell shqetësim nëse do të përsëris tragjedinë e vitit të kaluar ku megjithëse kishin qenë ekipi më i mirë gjatë gjithë sezonit në fund përfunduan në vendin e tretë.

Aktualisht, pozita e tretë mbetet 7 pikë larg me 8 ndeshje deri në fund të sezonit.

NA NDIQ NË FACEBOOK