Connect with us

Sport

Lazio nuk dorëzohet, kthehet me tre pikë nga udhëtimi i vështirë në Torino

Publikuar

Për vendasit, fillimi i ndeshjes ishte më i mirë, që panë veten në epërsi pas vetëm 6’ minutave lojë, kur shënoi Andrea Belotti nga penallita, shkruan lajmi.net.

Pushimi mes dy pjesëve i bëri mirë skuadrës së Lazios, që u rikthye për të përmbysur rezultatin.

Ciro Immobile fillimisht në minutën e 48’ barazoi gjithçka në 1:1.

Për fitoren e Lazios, shënoi Marco Parolo, në minutën e 73’.

Me këtë fitore, Lazio numëron 68 pikë, një më pak se Juventus, që sonte luan në udhëtim ndaj Genoas./Lajmi.net/