Sport
Lazio me ofertë për Kumbullan, zbulohen detajet

Është Lazio që ka ndërmarrë hapa konkret për të mbyllur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit shqiptar.
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka takuar presidentin e Hellas Verona, Maurizio Setti, raporton ‘Gianluca di Marzio’, përcjell lajmi.net.
‘Biancocelesti’ kanë arritur marrëveshje me lojtarin, duke i ofruar kontratë pesë vjeçare, me pagë prej 1.5 milionë euro.
Lazio gjithashtu i ka ofruar Veronës 26 deri 27 milionë euro, duke përfshirë bonuset dhe ndonjë lojtar potencial.
Të dy klubet, kanë ende për të biseduar drejt një marrëveshje, dhe do të jetë takime edhe në t ardhmen, për mbrojtësin e lindur në vitin 2000.
Për Kumbullan, të interesuar janë edhe Inter dhe Juventus./Lajmi.net/






















