Connect with us

Kosovë

Lamtumirë Eliot Engel: Miku i shqiptarëve humb garën zgjedhore dhe merr fund politikisht

Publikuar

Kongresmeni i moçëm amerikan Eliot Engel, duket se do ta humb garën e parë për ulësen në distriktin e tij që prej vitit 1988. Ai kishte qenë një prej demokratëve më të pushtetshëm në Kongres por pas skandaleve të shumta humbi nga një drejtues i shkollës së mesme me emrin Jamaal Bowman.

Megjithatë, edhe më tej nuk është bërë zyrtare rezultati. Por, deri në orën 1 të natës lokale, kundërshtari i tij Bowman po printe me rezultat të thellë 61-36.

73 vjeçari Engel, ka shërbyer si kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongres. Ai ka marrë mbështetjen në këto zgjedhje nga Nancy Pelosi, Chuck Schumer e Hillary Clinton – të gjithë demokratë të pushtetshëm – por kundërshtari i tij mori mbështetjen e demokratëve progresivë si Elizabeth Warren, Bernie Sanders dhe Alexandria Ocasio Cortez .

Kjo e fundit ka arritur që ta fitojë garën për kongres për dallim nga kolegu i saj Engel.

Engel ishte fort i lidhur me Kosovën dhe shqiptarët – pasi që në New York jetojnë diku rreth 60 mijë shqiptarë, shkruan Periskopi.

Ky i fundit bëri një skandal të turpshëm para disa javësh kur u dëgjua në mikrofon nga një televizion lokal duke thënë që “nuk do t’i bënte (për protestuesit kundër racizmit) nëse nuk do t’i kishte zgjedhjet”.

Po ashtu, ai është dëmtuar edhe nga çështja e koronavirusit – pasi që distrikti i tij është goditur fort, por Engel nuk ka qenë afër zgjedhësve të tij. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK