Sport
Lakers nuk janë të përçarë, përkundër refuzimit të Howard për rikthim në parket

Pauza e gjatë si pasojë e Covid-19 dhe kauza tjera të mëdha të ngritura ndërkohë në ShBA, kanë bërë që disa lojtarë të mos pranojnë rikthimin në parket.
Një nga ta është edhe Dwight Howard, qendra e Los Angeles Lakers. Si pasojë, janë nxitur zëra se situat te Lakers nuk është e mirë.
Por, së fundmi mësohet se përbrenda skuadrës është gjithçka në rregull, përkundër qëndrimit të Howard lidhur me rifillimin e sezonit.
“Nuk ka përçarje”, ka thënë një lojtar i Lakers për gazetarin e ‘ESPN’, Dave McMenamin, transmeton lajmi.net.
“Akoma kemi kohë për të parë se si po ecin gjërat, si ligë dhe si skuadër”, ka shtuar ai.
Thuhet se në mesin e lojtarëve që nuk duan të vazhdojnë sezonin në Orlando është edhe Avery Bradley, sigurisht anash Kyrie Irving (jo i Lakers) që është deklaruar publikisht. /Lajmi.net/





















