Connect with us

Sport

La futbollin për shkak të Covid-19, De Rossi rikthehet në Itali… tani si trajner!

Publikuar

Mirëpo, tashmë, De Rossi tashmë është bërë gati të nisë një tjetër aventurë në futboll, pasi duket se nuk mund të qëndroj larg këtij sporti.

De Rossi e ka pranuar se kërkon të bëhet një trajner në të ardhmen, por, kjo e ardhmje mund të jetë shumë më e shpejtë.

Bëhet fjalë për klubin e Ascolit që ka larguar trajnerin dhe tashmë kërkon një tjetër emër në stol. Ish-lojtari i Romës duket si profili i duhur, aq më tepër edhe kur edhe emri i De Rossit mund të siguronte shumë publicitet për klubin që ka probleme të mëdha në Serinë B.

Ish kapiteni i skuadrës verdhekuqe e ka të pamundur të qëndrojë larg futbollit për një kohë të gjatë dhe është gati të riniset edhe nga një klub me shumë të panjohura dhe problematika si Ascoli. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK