Sport
Kush është Saarbrucken, ekipi që tenton të shkruajë historinë në gjysmëfinalet e DFB Pokal

Kundërshtarët e tyre janë aktualisht në rajonin jugperëndimor të nivelit të katërt të futbollit gjerman, dhe janë bërë skuadra e parë nga ai nivel që ka arritur ndonjëherë në gjysmëfinale të kupës.
Saarbrucken shijuan një sezon të mirë para bllokimit të koronavirusit.
Saarbrucken ishin gjashtë pikë larg nga vendi i dytë, pasi kishte fituar 18 nga 23 ndeshjet e tyre në ligë.
Sezoni 2019/20 që është shpallur i përfunduar, do të thotë se ata kanë fituar promovim dhe do të luajnë në 3. Liga sezonin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.
Rrugëtimi i tyre nis me mjaft emocione, duke fituar dy herë në minutat e fundit ndaj Regensburg respektivisht Koln.
Më pas ishte radha Karlsruher, të cilën i mposhtën falë goditjes së penalltive – ndërsa në të njëjtën mënyrë eliminuan edhe Fortuna Dusseldorf, duke shkruar kështu një histori të paharruar.
Sot, një ekip simpatik nga niveli i katërt i futbollit gjerman, do tentojë befasinë përballë një ‘superfuqie’ si Leverkusen. /Lajmi.net/






















