Connect with us

Sport

Kupa e Kosovës: FC Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Drenicës

Publikuar

Ndeshja mes Prishtinës dhe Drenicës ishte e para në futbollin kosovar pas pezullimit të detyrueshëm në muajin mars që shkaktoi COVID-19.

Kjo sfidë u luajt pa praninë e tifozëve, ashtu si në gjithë Evropën.

Dy golat e parë për Prishtinën erdhën pas pjesës së parë, me Ahmed Januzin që shënoi dy herë, në minutat 29’ dhe 44’.

Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Meriton Korencia, duke shënuar në minutën e 89’.

Me fitoren 3:0, Prishtina ka regjistuar një rezultat shumë të favorshëm para ndeshjes së kthimit që luhet në ‘Bajram Aliu’./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK